7 janar 2014 – Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneral major Jeronim Bazo, zhvilluan një konferencë me temë: “Direktivat e Mbrojtjes për vitin 2014”. Ndërsa i ka cilësuar si ambicioze objektivat e ministrisë së mbrojtjes, Kodheli u shpreh se në krye të tyre është lartësimi i figurës dhe integritetit të ushtarakut.

“Si asnjëherë më parë në qendër të reformave do të jetë lartësimi i figurës së ushtarakut dhe elemimin e korrupsionit në FA. Viti 2013 shënoi hyrjen e plotë të Shqipërisë në NATO, pjesëmarrjen në operacione dhe demontimin e armëve. Por me gjithë arritjet vihen re se, është keq përdorur struktura e FA. Të përfundojnë dokumentat strategjikë, si ajo e strategjisë së sigurisë kombëtare, ku FA është pjesë. Do të rishikohet struktura e FA , që të jetë sa më efektive dhe funksionale në kuadër të mbrojtjes së vendit dhe emergjencave civile. Reforma ligjore, rregullime të ligjeve për FA. Gjithashtu do të bëhet edhe reforma e personelit, ku do të jetë prioritet dhënia e hapësirës së ushtarakëve të aftë.

Batalioni i kombësorisë së motorrizuar do të jetë një prioritet i parë i Ministrisë së Mbrojtjes, me qëllim arritjen e niveleve të NATO. Forcat tona të armatosura vazhdojnë të jetë të angazhuara në operacionin ISAF në Afganistan. Gjatë vitit 2014 FA do të marrin pjesë në operacion e ardhshëm në Afganistan dhe në KFOR-in e Kosovës, apo në Bosnje. Do të kemi një transparencë në menaxhinin e burimeve financiare dhe kjo do të jetë një prioritet i punës tonë. Demontimi i monicioneve të tepërta do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2014, duke shmangur incidenetet që mund të ndodhin”, u shpreh Kodheli.