Shqipëria kundrejt Spanjës i kishte shanset thuajse zero për të fituar, kjo për shumë arsye, e para niveli i kundërshtarit, që duke shtuar faktin që luante në shtëpi e bënte edhe më të pamundur.
Gjithsesi kuqezinjtë arritën t’i afroheshin portës dhe të godisnin shtyllën e traversën, por nuk realizuan të paktën golin e nderit në atë sfidë që u mbyll me rezultatin 3-0 të premten.
Sonte përballemi me Italinë dhe “Lottosport” ka publikuar koeficientet, me të “Kaltrit” që janë favoritë dhe fitorja e tyre kuotohet me 1,70. Triumfi i Shqipërisë ka koeficientin 4,70, ndërsa barazimi 3.65. Sa i takon numrit të golave, që shënohen më pak se dy gola janë shanset më të mëdha referuar koeficienteve të kësaj kompanie.





