Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi mëngjesin e sotëm skandalin mjedisor që po ndodh në Shijak, ku po digjeshin tonelata me plehra.
Ndërkohë, pak çaste më vonë Meta ka mbërritur vetë në Shijak, për të parë nga afër situatën në terren.
Ai shkruan në një mesazh në “Facebook”, se “Edi Rama edhe të vjedh edhe të helmon!”
Postimi i plotë:
Edi Rama edhe të vjedh edhe të helmon!
Sot në Gjepalaj të Shijakut, atje ku Edi Rama helmon njerëzit duke djegur tonelata me plehra për tërë natën, në pabesi ndaj komunitetit. Shijaku, Romanati dhe Ndroqi, sikur ka ndodhur një sulm kimik.
Solidaritet me të gjithë komunitetin! Koha e të pabesëve po mbaron!





