6 maj 2014 – Periudha para menstruacioneve është koha kur femrat përjetojnë orgazmën që do ta mbani mend gjatë.

Edhe në qoftë se në atë periudhë nuk do të keni edhe aq dëshirë për seks, për shkak të hormoneve të cilat ju vërshojnë dhe ju duket se ndiheni e nervozuar, ka diçka të mirë gjatë atyre ditëve. Periudha para menstruacioneve është koha kur do të përjetoni orgazëm që zor se do ta harroni.

Jo vetëm që orgazma do të jetë më e fuqishme dhe më intensive sesa ditët e tjera, por do të çliroheni nga nervozizmi dhe tensioni i tepërt.

Në një konkluzion të tillë ka arritur terapeutja seksuale Lori Ëatson, e cila thekson se në atë periudhë kontraktimet e mitrës janë më të shpeshta, gjë që do ta bëjnë orgazmën më të fuqishme. Thënë thjesht, të gjitha shqisat në atë periudhë janë të stërholluara, prandaj edhe vetë kulmimi i orgazmës do të jetë më i theksuar.

Edhe pse mbase një ditë para menstruacioneve nuk do ta dëshironit seksin, mbajini mend këtë porosi dhe relaksohuni e kënaquni, sepse rezultati në përfundim do të jetë për t’u mbajtur mend gjatë. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/