Moti i ngrohtë dhe me diell ka bërë që shëtitorja “Taulantia” në Durrës të mbushet plot me njerëz pasditën e kësaj të shtune.
Pavarësisht shtimit të infektimeve me Covid-19 në vend, duket se durrsakët nuk e vrasin shumë mendjen për virusin vdekjeprurës që nuk po kursen më as moshat e reja.
Pa maska mbrojtëse dhe pa distancim social, qytetarët shëtisin në shëtirore si të ishte një ditë normale, duke shkelur masivisht rregullat kundër virusit.
Krahas motit të ngrohtë, ditën e sotme infektimet shënuan një tjetër rekord, plot 1130 të prekur nga Covid-19 në gjithë vendin, ndërsa 46 iu shtuan qarkut të Durrësit, i cili në total numëron 1731 raste aktive.
Në një kohë kur gjobat ndaj qytetarëve janë të përditshme për mbajtjen e maskës, pamje të tilla tregojnë një neglizhencë nga qytetarët dhe një mungesë kontrolli nga ana e institucioneve shtetërore!





