Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, do të promovojë pas dy ditësh librin e saj. 

Libri mban titullin “Koha për Politikë” në bashkëpunim me shtëpinë botuese UET Press, por ende nuk është ndarë asnjë detaj tjetër lidhur me të.

Kjo nuk është eksperienca e parë e politikanes në shkrimin e librave. Edhe pse pak kush e di, Grida është përkthyesja e librit shumë të njohur “Princesha duke dalë nga errësira” e shkrimtares Jean Sasson. 

Gjithashtu 6 vite më parë, Duma ka publikuar edhe një libër me esse, të cilin ajo e titulloi: Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013.