Era Istrefi e cila ndodhet në Los Angeles për të punuar në një studio muzikore, ku do të realizojë 3 këngë të reja, ka ngritur edhe më shumë temperaturat e kësaj dite të nxehtë.
Ylli i super hitit “Bonbon” ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram, ku ka veshur një bluzë të ngushtë e pa reçipeta, duke ekspozuar në këtë mënyrë hiret e saj. “Kohë pjeshkash”,- shkruan Era përbri fotos.
Megjithatë foto të tilla nga Era nuk na çudisin, pasi jemi mësuar ta shohim atë gjithmonë shumë ekstravagante.





