Policia e Shtetit goditi sot një grup të rrezikshëm kriminal të cilët vepronin në qytetin e Shkodrës, por dyshime ka edhe për kryeqytetin, duke u vene gjoba mujore bizneseve.

Gjithsej ne pranga rane 7 persona, ne operacionin e Policise te koduar “ilegal bills”, ndihmuar edhe nga RENEA.

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka caktuar masën e sigurimit për keta persona nga Shkodra, të cilët kishin krijuar një strukturë kriminale për të mbledhur me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve shuma parash nga shitësit e Tregut të Zdrales, të Rrugës së Gjerë të Kirasit, etj.

Në krye të bandës mësohet se qëndronte Muhamet Liçi (foto më poshtë e publikuar nga lapsi.al).

 

 

Muhamet Lici
Muhamet Lici

 

 

Por “Panorama” meson se Muhamet Lici, është djali i kryetarit të Partisë Mendimi i Djathtë Liberal, njëkohsisht dhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici.

Në zgjedhjet parlamentare të 2013, Mustafa Lici ka kandiduar per deputet në Shkodër, pasi ishte ne listën e PS.

Mustafa Lici, anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, rezulton i dënuar në 2007 dhe në 1985 për plagosje e lehtë me dashje, ndërsa është ndaluar nga policia 4-5 herë nga viti 1990-2016.

Te arrestuarit janë:

Muhamet Mustafa Lici
Abedin Iliaz Bajraktari
Denis Zaim Suktina
G.S minoren
Besmir Merzuk Domnori
Gezim Ragip Vajushi
Fatmir Vehbi Dibra