Drejtoria e Hetimit Kriminal dhe Interpoli i Policisë Kombëtare të Kolumbisë (Dijín) dhe agjencia e Administratës së Kontrollit të Drogës (DEA) në SHBA kanë kapur shtetasin shqiptar Klodian Zaimi, alias “El Gringo”.

Sipas mediave të huaj ai kishte si funksion kryesor marrjen e parave nga shitja e kokainës në Shtetet e Bashkuara dhe herë pas here në Evropë, për ta pastruar dhe dërguar në organizatën kriminale në Kolumbi.

Sipas Dijín, ky njeri ishte përgjegjës për koordinimin e dërgesës së sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga portet e Kartagjenës drejt Amerikës Qendrore dhe Shteteve të Bashkuara duke përdorur varka të shpejta.

Sipas autoriteteve, arrestimet u kryen pas kryerjes së tre operacioneve në Bogotá, Valle del Cauca, Nariño dhe Putumayo. Këta persona janë në kërkim për veprat penale të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe komplotit për kryerjen e një krimi.

Ndërkohë janë konsfiksuar pasuritë e trafikantit të drogës ‘Rey del Tusi’, me vlerë 18.5 miliardë dollarë.

Në këtë operacion është kapur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Si ‘El Gringo’ dhe i kapuri tjetër kërkohen nga një gjykatë e distriktit jugor të Floridës në SHBA për krimet e pastrimit të parave, trafikut të paligjshëm të drogës dhe komplotit për të kryer një krim.