Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Durrës, Lefter Koka ka mbyllur turin e takimeve elektorale me banorët e Spitallës.
Koka shkruan në Facebook se përkrahja e njerëzve të lagjes ku u lind dhe u rrit, i ka shërbyer si forcë e shumëfishtë për të vazhduar përpara
Për deputetin Koka, kjo zonë ka rëndësi të veçantë pasi i sjell ndërmend prindërit, fqinjët e vjetër, që bashkë i lidhte respekti për njëri-tjetrin. Ndaj ai e mbylli aty ku nisi jeta e tij.
POSITMI I PLOTË
Në Spitallën e rrënjëve të mia
Përkrahja e njerëzve të thjeshtë të lagjes ku u linda e u rrita, më ka shërbyer si forcë e shumëfishtë për të vazhduar përpara. Fuqia që buron prej tyre është burimi i energjisë sime për të qenë akoma më i vendosur dhe largpamës për të ardhmen e Durrësit.
Sa herë rikthehem këtu, mbushem me pozitivitet e kujtime që sjellin ndërmend prindërit e mi, fqinjët e vjetër, që bashkë na lidhte respekti për njëri-tjetrin.
Vendosa të mbyll turin elektoral të kësaj fushate zgjedhore këtu dhe jo pa qëllim ishte i fundit, por jo për nga rëndësia dhe vendi që zë tek unë! E mbylla këtu ku nisi jeta ime.
Besimplotë se banorët e Spitallës dhe gjithë qarkut të Durrësit do dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur të dielën e 25 prillit, për të votuar Partinë Socialiste: alternativën e FITORES së Dritës ndaj Errësirës, Qytetarisë ndaj Barbarisë, Punës ndaj Dhunës, Hijeshisë ndaj Shëmtisë, Shqipërisë ndaj Paudhësisë.
Në Spitallën e rrënjëve të mia Përkrahja e njerëzve të thjeshtë të lagjes ku u linda e u rrita, më ka…
Posted by Lefter Koka on Friday, April 23, 2021