“Një votë për Partinë Socialiste në 25 prill afron më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian, kjo për shkak të projekteve dhe ideve të zbatuara nga qeveria për Durrësin dhe gjithë vendin tonë”, kështu ka pohuar deputeti Lefter Koka gjatë takimit me banorët e lagjes 9 dhe 10 të qytetit.

”Mund t’ju them me bindje se i njoh filozofitë e të dyja forcave politike dhe sot më shumë se kurrë, jam i bindur se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike e cila mund të vazhdojë punën e nisur. Detyrimin moral e kam unë që Durrësi të marrë 8 mandate”, bëri të ditur Koka. 
Më tej, kandidati Koka, pohoi se: “Durrësi kaloi një periudhë me të vërtetë të vështirë, ku krahas punës së mrekullueshme të qeverisë, pati një solidaritet të paparë. Me të vërtetë na gjunjëzoi tërmeti, por ditëm të ringrihemi së bashku”.

Për deputetin Koka, Partia Socialiste do të marrë mandatin e 3-të në datën 25 prill për të vijuar me punët së bashku, për t’i dhënë fund asaj periudhe të vështirë që vendi ynë kaloi, pavarësisht se me impakt më të madh për Durrësin.