Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për dy të arrestuarit e 45.5 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit, brenda kontejnerit me mish pule të ardhur nga Brazili.

Gjykata ka lënë në burg pa afat administratorin e kompanisë që porositi mishin e pulës, Arben Ferizin dhe 18 ditë për Ergert Vargun, këshilltar socialist në bashkinë e Tiranës, i cili mbante detyrën e agjentit doganor.

Ndërkohë, Ferizi dhe Vargu i kanë qëndruar deklaratave te tyre të mëparshme, duke thënë se nuk kanë lidhje me drogën që u gjet në kontejner.