Pas kapjes së 613 kilogramë drogë të dyshuar si kokainë jashtë Portit të Durrësit ka ardhur edhe reagimi i parë nga ndërkombëtarët.

Ambasada e Bashkimit Europian ka përgëzuar punën e uniformave blu dhe të institucioneve të tjera të drejtësisë, duke bërë thirrje për të ecur përpara me luftën kundër krimit.

“Përgëzime doganave dhe policisë për operacionin e suksesshëm të sekuestrimit të 614 kileve kokainë në Portin e Durrësit. Punë e paqme, vazhdoni përpara edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar. Kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit. Shteti ka nevojë të qëndrojë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar që përpiqen ta rrisin trafikun e drogës”,- thuhet në reagimin e BE.