Një sasi prej 45.5 kg kokainë e ndarë në 40 pako u kap në portin e Durrësit e fshehur në një ngarkesë me mish pule ardhur nga Brazili.
Ajo që u vu re ishte ambalazhimi që trafikantët i kishin bërë kësaj ngarkese kokaine. Policia shpërndau disa pamje të drogës ku në të ishte stampuar figura të filmave vizatimor “Goku” dhe “Buda”.
Së fundmi eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka shpjeguar edhe mesazhin që trafikantët donin të përçonin nëpërmjet këtyre figurave.
“Për të kuptuar mesazhin grafik të personazheve në pakot e drogës në Durrës, më duhet të lexoja filozofinë e krijuesit të tyre Akira Toriyama.
‘Me besimin në Zot ne do mundim çdo rival…‘, ” shkruan Karamuço.
Droga mendohet se kishte dy porositës, kjo për shkak se edhe pakot ishin të ndara, me imazhe të ndryshme, por që si personazh kryesor kishin protagonistin e filmit të animuar “Goku” dhe “Budën”. Secila pako peshonte nga 800-1400 gramë.





