Genci Xhixha, i dyshuari si organizator dhe financues i laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, në kuadër të hetimit për “pastrimin e parave”, janë zbuluar rreth 15 mijë euro që ka transferuar drejt Tiranës. 

Sipas prokurorisë, të gjitha këto transferta janë tërhequr nga nëna e tij 64-vjeçare Maria Xhavara. Hetuesit thonë se brenda një periudhe të shkurtër kohore, kanë kryer transaksione të shumta parash si nëpërmjet agjencive të transferimit të parave ashtu edhe nëpërmjet llogarive bankare. Të gjitha këto transaksione, sipas akuzës, janë verifikuar dhe rezulton se Xhixha jo vetëm që ka dërguar shuma të mëdha parash në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme të botës. Në Shqipëri, Xhixha i ka dërguar paratë nga Kuba, Panamaja apo edhe nga Kanadaja, të cilat janë tërhequr nga nëna e tij 64-vjeçare. 

Genc Xhixha është njëri nga të dyshuarit e shpallur në kërkim për dosjen e laboratorit te drogës në Xibrakë, ku janë arrestuar 9 persona dhe pritet që dosja e tyre të shkojë në gjyq. /abcNews