Avokatët e dy të arrestuarve për 613 kg kokainë në Durrës dorëzojnë rekurs në Gjykatën e Lartë.Avokatët kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë për shoferin Armand Pezakun dhe Donald Lushaj, duke argumentuar se nuk ka asnjë provë që dy të arrestuarit janë të përfshirë në trafik droge.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi më 2 mars që shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri Donald Lushaj do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimit.

Grupi hetimor zbuloi se grupi u zbulua nga lëvizjet e shumta drejt Kolumbisë, Maltës e Italisë. Armando Pezaku kishte vetëm pak muaj që ishte punësuar në këtë linjë. Ndërkohë që kompania kishte pasur dhe shoferë të tjerë. Donaldo Lushaj kishte udhëtuar dhjetra herë me pronarin, Arbër Çekaj drejt Kolumbisë. Mendohet se është pjesë e këtij rrjeti kriminal të trafikut të kokainës.