Ky është Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbri-Garden” ku u sekuestrua kokaina rekord nga policia e Durrësit. Kokaina me vlerë 180 milion euro u kap në magazinat e Çekajt në Maminas, teksa po merreshin në dorëzim bananet e ardhura nga Kolumbia.
Arbër Çekaj, pronari i “Arbri-Garden” është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare të cilat po vijojnë hetimet ngushtësisht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Nga ana tjetër vijon puna për evidentimin e pasurive të të arrestuarve dhe të përfshirëve në këtë trafik narkotikësh.





