Pas kapjes së sasisë rekord të kokainës të kapur pak ditë më parë në një kontejner me banane në Durrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën ‘arrest në burg’ në mungesë për pritësin e mallit, pronari e kompanisë “Arbri Garden” Arbër Çekaj.
Porositësi kryesor i bananeve dhe i 613 kilogramëve kokainë Arbër Çekaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria tre ditë përpara se prokuroria dhe policia të bllokonin ngarkesën e dërguar nga Kolumbia.
Sipas sistemit TIMS Arbër Çekaj është nisur nga Rinasi me destinacion Gjermaninë, vend në të cilin ai udhëtonte shpesh.





