Analisti Ilir Demalia, në një shkrim me titull "Kontenieri që po i merr të gjithë përpara", ka komentuar sasinë rekord të kokainës të kapur në Durrës e porositur përmes kontenierit me banana.
Demaliaj shkruan se autoritetet shqiptare janë nxituar duke ndërhyrë dhe duke arrestuar vetëm dy persona që i quan “cironka”.
"Kontenieri që po i merr të gjithë përpara"
Kapja e 613 kg kokainë nuk është ndonjë zbulim që duhet të habisë as autoritetet shqiptare dhe as ato europiane. Nuk është as fundi dhe as fillimi i këtij trafiku me arrestimin e dy cironkave, shoferin dhe magazinierin, për të cilët, as nuk është e provuar fajësia dhe e vështirë të provohet.
Kjo për të vetmen arsye, se policia, ose është e kompromentuar dhe ka njerëzit e saj në rrjetin e policisë së shtetit si drejtues të lartë, ose është tepër e paafte dhe injorante në procedurat e ndjekjes së informacionit që vinte nga Italia por dhe agjenci të tjera. Fakti që policia e shtetit kishte njoftim dhe u përshpejtua për të prerë kordonin e rrjetit duke kapur kokainën pa dale nga porti, në një kohë që duhet ta lejonin të shkonte në destinacion ku dhe do të përpunohej, dhe jo vetëm, por ta lejonin te fillonte dhe shpërndarja… Kështu i gjithë ky aksion i “suksesshëm” i policisë nuk do të përfundonte me dy cironka shoferin dhe magazinierin, por mund të na çonte në akuariumin e peshkaqenit/qenve ne Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Policia me aksion blic kreu një operacion të “suksesshëm”, prerjen e kordonit për destinacionin e peshkaqenit.
Gazetarët, politikanët, shefat e policive dhe prokurorët hedhin akuza për vrasje, korrupsion, vrasës me pagesë, lëvizje transaksionesh te pastrimit parave, etj., nëpër studio televizive për rritje shikushmërie dhe nuk ndëshkohet kërkush. Kjo nuk është e paqëllimshme sepse njerëzit masturbohen para ekranit me idenë se po u del peshkaqeni me pranga!!! Kafet të nesërmen janë plot duke pritur peshkaqenin, cironkat duke ndarë drogën, kamarierët duke shërbyer kafet dhe falli ne filxhan në fund të ditës nuk i del duke pritur emisionin e radhës para ekranit.
Shqipëria jo vetëm gjatë qeverisjes Rama, por gjatë gjithë tranzicionit, ka jetuar me trafiqe droge dhe armësh dhe me ndihmat e emigracionit. Në 27 vjet këto janë tre kolonat kryesore të ekonomisë shqiptare. Edhe gjatë regjimit komunist, Shqipëria, e cila kishte një sistem prodhimi bujqësor-blegtoral dhe ndonjë industri të lehte, buxheti i shtetit plotësoj në mangësitë e saj me kontrabandën e cigareve dhe armëve. Gjatë viteve 70-85, Shqipëria të ardhurat nga këto dy trafiqe ishin tre herë më të mëdha se gjithë eksporti që bënte shteti komunist. Mirëpo ateherë kontrolloheshin nga shteti të ardhurat, të cilat shkonin në buxhetin e shtetit dhe jo në shtepitë e Gjrit të Lalzit, të Petrelës apo Bunkerin e Surrelit.
Në çdo vend të botës ka trafiqe, kontrabande droge dhe armësh. Në vendet me shtet ligjor dhe drejtësi të pavarur trafikantët nuk janë bashkëpunëtorë me policinë, Prokurorine, gjykatën, shtetin se këtu pastaj krimi kap shtetin dhe kontrollon ate duke e rrenuar jo vetëm si funksionim shtetëror e social, por edhe fizik në kuptimin e mirëfillte te fjalës. Kjo po ndodh me ritme të frikshme për të ardhmen e vendit në Shqipëri. Ky është kontenieri Rama me qeverinë e tij që po nuk u ndal, dhe duket kështu, e kjo domethënë se nuk do ndalet, Shqipëria ka dy rrugë: ose zbrazja e saj duke braktisur vendin si një vend pa shpresë siç dhe është duke ndodhur aktualisht, ose një shpërthim i një dëshpërimi të madh popullor që nuk dihet çdo të sjellë…
Rama siç duket e ka zgjidhur me valvulën e shkarkimit; largimin shqiptarëve dhe kjo do të jetë e përkohshme.
Shqipëria sot të ardhurat mesatare për frymë i ka më të ulëtat në 37 vendet e Europës, lë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën, e cila i ka çmimet e tregut më të ulëta krahasueshëm se Shqipëria.
Me të ardhurat që kanë shqiptarët dhe çmimet në treg, automatikisht nuk del llogaria. Por ja që na del, sepse, siç përmenda më lart, tre kolonoat që kanë qarkulluar ekonominë janë, droga, armët, emigracioni. Ky i fundit gjthmone e më shume ka pakësuar te remitancat drejt atdheut, për faktin, se vala e pare e emigracionit ka kerkesa te tjera aty ku jetojnë pas dy dekadash dhe largohen gjithmonë e më shumë nga një atdhe i pashprese, ku vala e largimit mbetet e vetmja zgjidhje edhe pas gati tre dekadash. Tjetra është që dhe vetë Europa po kalon; krizë ekonomike sidomos dy vendet ku shqiptarët kanë emigracionin me të madh Greqi dhe Itali. Armët po ashtu janë pothuaj eleminuar si kontrabande pasi tashmë jemi pjesë e NATO-s me municion tashme të skaduar dhe çaktivizuar.
I vetmi burim për të qarkulluar ekonominë ka ngelur droga. Kjo është dhe arsyeja që droga gjatë mandatit te pare të Ramës mori zhvillim të pakrahasueshëm, ndërsa gjatë ketij mandati i doli boja fare, sidomos me rastin Tahiri, ku normalisht, duhet të kishte rënë si qeveri. Përballë një opozite të atrofizuar dhe inekzistente, Rama forcoi dhe më tej pushtetin me paranë e krimit dhe pastrimin e kësaj paraje duke shkatërruar për të ndërtuar dhe duke ndërtuar shkatërrimin me monstruozitet e ndertimeve të mafias së ndërtimit lidhur me paranë e krimit. Rama me arrogancën dhe arbitraritetin e tij, por jo vetëm, por edhe qeveria tij sëbashku me kanakarin e bashkisë, me mënyrën e tyre arrogante dhe arbitrare edhe me median, tregojnë se janë shumë të fuqishëm si krim në pushtet dhe kjo sjellje nuk është e paqëllimte, por strategji e Ramës për të nënshtruar edhe atë pak pjesë mediatike që nuk është nënshtruar.
Rama nuk është i vetëm në këto lidhje me krimin dhe pastrimin e parasë së krimit. Le të marrim të ardhurat e shtetarëve, deputetëve, shefave te policive, prokurorëve, gjykatësve, mjekëve, administratës shtetërore, deri tek kryetarët e lagjeve, njerëzve të papunë qe rrinë gjithë ditën e Zotit kafeve se aty bëhen gjithë punët e administrates, aty takohet mjeku para se të shkojë ne sallën e operacionit, aty bëhen dhe transaksionet e drogës, aty xhirojnë rrotat e makinave mbi 100 mijë Euro, rrotat e të fortëve, aty më poshtë hipin në këto makina deputetët, aty vijnë arkitektët e shkatërrimit si ndërtues të mjerimit, aty në kafe, në kafe është pasuria shqiptarëve, jo më kot shqiptarët kanë shumë më shumë kafe për frymë së çdo vend i Europës, shkruante një gazetë londineze këto ditë.
Aty në ato kafe shikon deputete me çanta firmato sa rroga e tre muajve. Aty shikon cuba deputetë që lexojnë sikur akoma nuk kanë mbaruar klasën e katërt fillore dhe, për turpin e atij vendi janë dhe anëtarë të komisionit sigurisë kombëtare!!! Aty shikon dhe cubin tjetër me gjyslykë 30 mijë dollarë. Të dy në shërbim të policisë së shtetit të Berishës në vitet 93-97 bënin kontrabandën e naftës me Malin e Zi. Për faqen e “bardhë” me paranë e naftës së zezë u bënë deputetë dhe kanë në kontroll sigurinë kombëtare. E quo vadis Albania?!! Krimi si ligjvënës pozitë-opozitë, te varur e të pavarur bën sot ligjin e varur nga krimi në parlament. Shteti bën ligjin dhe vendos krimin si drejtësi me gjykatësit, prokurorët, policët, ministrat, krimi në shtetin krim si krim-shtetëror të gjithë të varur tek paraja e krimit dhe drogës, korrupsionit dhe imoralitetit të atyre që çirren nëpër studio televizive si intelektuale, apo atyre që bëjnë të shurdhër apo të qëruar diku buzë Senës për të përfituar nga paraja e krimit si shërbim heshtje-krimi.
Kjo është industria vrastare që po ngrenë të ardhmen shqiptarët, drogë-korrupsion dhe shkatërrim të vlerave nëpërmjet shkatërrimit për të ndërtuar rrënimin. Ky është kontenieri Rama, ku 613 kg kokainë janë absolutisht asgjë para kontenierit të krimit në pushtet që po shkatërron një shtet dhe shoqëri. Ky është kontenieri që duhet ndaluar një orë e më pare ose do t’i marrë të gjithë përpara.
Kaq e dobët të jetë shoqëria shqiptare sa mos të lindë një alternative të një grupimi qoftë dhe për të ndaluar shpejtësinë e rrënimit të kontenierit Rama? Siç duket po! Fakti që gjatë historisë shqiptarët janë sjellë në rrethin vicioz të se keqes duke ju nënshtruar asaj dhe duke u bëre pjesë e saj, tregon, se vetë shqiptarët janë e keqja që shfrytëzohen nga të këqijtë që i vijnë ne krye si pjellë e vet-keqjes. Shpresa, thonë, vdes e fundit!
http://www.panorama.com.al/kokaina-rekord-demalia-kontenieri-rama-po-nuk-u-ndal-nje-deshperim-i-madh-popullor-do-shpertheje-sdihet-cdo-te-sjelle/