Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend i është rikthyer edhe një herë operacionit të 27 shkurtit ku u kap 613 kg heroinë në Durrës.

Xhafaj deklaroi se kjo ishte vepër e Policisë Shqiptare, ndërsa sulmoi opozitën për akuzat e kësaj të fundit lidhur me këtë çështje, duke i cilësuar si qesharakë dhe baltosës kronik edhe në sytë e ndërkombëtarëve.

"Partnerët ndërkombëtarë, SHBA, drejtpërdrejt por edhe agjencitë tyre, DEA, EUROPOL dhe INTERPOL e shprehën meritën e policisë shqiptare në këtë operacion. Vet kreu i Antimafias italiane i habitur me instrumentalizimin e fjalës së tij, deklaroi qartësisht se ky operacion merr rëndësi falë faktit se u realizua nga policia shqiptare dhe pa ndihmën e partnerëve. Ky operacion është ndër rezultatet më strategjike. Jo vetëm ne, por edhe partneret janë të çuditur dhe të shokuar me lidershipin e opozitës shqiptare të operacionit të drogës. Si është e mundur që liderët tuaj artikulojnë pa pikën e turpit akuza. Si mund ti bëni këto akuza? Kur partnerët tanë ndërkombëtar japin vlerësim të madh. Disa prej jush janë qesharak në skenarët se kush e solli kokainën, kush i njoftoi, pse? Lërjani këtë çështje kompetentëve. Për më tepër në këtë rast atë që e bëjnë këtë punë, jeni shprehur publikisht kundër tyre. Ju thatë se ne ishim porositës, dhe po ne ia prishëm planet atyre, pasi e kapëm. Dëmi i vërtetë i kanabisit ishte mbi të gjitha shoqëror. Qëllimi ynë është që 2018 të konfirmoi rezultatet e arritura vitin e kaluar. Forca e Ligjit ka shënuar sukses. Takimi që unë dhe ekipi që zhvilluam me ambasadorët e BE ishte shprehje e këtij inkurajimi dhe vlerësimi të punës mes palëve."