Arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden” e cila ishte porositësja e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda të cilit u kap sasia rekord e kokainës ndonjëherë në vendin tonë.
Çekaj mësohet se u arrestua falë bashkëpunimit mes policisë gjermane dhe asaj shqiptare, në një provincë pranë Dysedorfit.
“Në kuader të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht atë gjermane është bërë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i Arbër Çekajt. Ai është pronari i firmës Arbi Garden, ku u sekuestruan 613 kg kokainë në kuadër të operacionit “Last Snow”. U shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera, si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, sqaron Policia e Shtetit në një njoftim për mediat





