Pas operacionit të suksesshëm për kapjen e 613 kg kokaine në portin e Durrësit, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtuesit që udhëhoqën operacionin anti-drogë.

Ministri përgëzoi Policinë e Shtetit dhe inkurajoi për një hetim gjithëpërfshirës, si dhe vlerësoi faktin e ruajtjes së konfidencialitetit të operacionit nga Policia dhe Hetimi Doganor.

Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e policisë, Xhafaj kërkoi bashkëpunim më të ngushtë me Prokurorinë për hetimin e këtij trafiku ndërkombëtar.