Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin “Opinion” se pronari i kompanisë Arbri Garden, që porosit banane nga Kolumbia dhe në kontenierin e fundit u kap edhe sasia rekord e kokainës, prej 613 kg drogë, ka lidhje me Partinë Socialiste.

“I ati i tij ka qenë krytetar i PS në Tropojë, xhaxhai i tij ka punuar në Bashkinë e Tiranës dhe sipas informacioneve tona kanë qenë kontribues financiar në fushatën për Erion Veliaj.

Zotëria është peshk i vogël, guacka ku qëndron garantuesi”, tha Basha.