Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike, të martën në Macerata.

Gjatë arrestimit, policia ka arritur të sekuestrojë edhe 200 gramë kokainë dhe 3 gramë hashash.

Në banesën e tij gjatë kontrollit nga karabinierët u gjetën edhe rreth 12 mijë euro cash, materiale prerëse dhe paketimi për lëndët narkotike.