Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Selanik të Greqisë pasi u kap me drogë.

Shqiptari është anëtar i rëndësishëm i një rrjeti të trafikut të drogës që transporton sasi të mëdha brenda vendit.

48-vjeçari u arrestua bashkë me bashkëpuntoren moldave, teksa iu gjetën 35 kg kanabis, 2 pako kokaine, pistoletë, celularë dhe një makinë.

Shqiptari nuk rezulton të ketë dokumentacion qëndrimi në Greqi, madje ai ka masë ndalimi për të hyrë në zonën Shengen.