7 dhjetor 2014 – Policia e Ravenës arrestoi 8 persona, nga të cilët 6 italianë, një femër moldave dhe Martin Dhimën 28 vjec nag Shqipëria për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.
U kapën 3,7 kg kokainë e pastër, para kesh, një pistoletë spanjolle e markës Astra, një revolver amerikan kalibër 38 i markës Smith&Wesson si edhe një automatik i vogël i markës Skorpion, ndërsa po kërkojnë të gjejnë edhe një pistoletë të markës berretta kalibër 7,65 mm,
e cila në përgjimet e policisë, rezulton e përmendur nga të arrestuarit. Personat e arrestuar u dërguan në Burgun e Ravenës, në pritje të përballjes me drejtësinë.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





