Një 25-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë angleze. Mësohet se bëhet fjalë për shqiptarin Leonard Conga, i cili ishte i përfshirë në rritjen dhe trafikun e kanabisit në Britaninë e Madhe.
Sipas mediave britanike, autoritetet kanë zbuluar në një shtëpi në Coventry sasi kokaine dhe tufa me para. Ka dyshime se pas Congës qëndron një grup kriminal i trafikut të kanabisit në Britaninë e Madhe.
Atij iu gjetën edhe 40 mijë stërlina, të fshehura nën dyshemenë e banesës. Kanabisi i sekuestruar mendohet se shkon në shumën prej 147 mijë stërlina.
Shqiptari ka deklaruar se punon për një grup kriminal nga Shqipëria, ka dëmtuar dorën dhe prandaj nuk punonte dot.





