Policia greke ka goditur një bandë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine.
Si pasojë e operacionit, janë sekuestruar 36 kg kokainë që vinte në Greqi në rrugë ajrore nga Brazili.
Droga ishte fshehur në fruta ACAI (superfood). Nga aksioni i autoriteteve helene janë arrestuar 6 shtetas grekë, ndërkohë që kreu i organizatës dhe njëkohësisht financuesi i saj rezulton të jetë një shtetas shqiptar.
Aktualisht ai është i arrestuar në Gjermani për trafik droge. Gjithashtu është shpallur në kërkim një shtetas grek, i cili kontrollonte transportin dhe mendohet se fshihet në Amerikë Latine.
6 muaj më parë, e njëjta organizatë kishte trafikuar kokainë të fshehur në rroba.





