SPAK ka vënë nën sekuestro anijen “Unistream” e cila erdhi disa javë më parë në portin e Durrësit nga Kolumbia e mbushur me qymyr, por që iu zbulua një sasi droge.

Në përfundim të kontrollit, policia gjeti dy çanta me 53 pako në hambarin e anijes të cilat kapin sasinë e 59 kg lëndë narkotike.

Droga dyshohet të jetë futur në ngarkesën me qymyr para nisjes nga Kolumbia.