Dy të rinj janë arrestuar sot në Tiranë, pasi shpërndanin lëndë narkotike të fortë në kryeqytet.

Ata janë Endri Garipi 28 vjeç dhe Xhoana Pojani, 17 vjeçe, të cilët janë vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi u kapën me kokainë dhe rreth 3.3 milionë lekë të vjetër në total.

Sipas të dhënave zyrtare, dy të rinjve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "BMW", me targa AA181LP, iu gjetën 10 doza kokainë. 

Po ashtu, nga kontrolli i banesës së shtetasit Endri Garipi, iu gjetën edhe 60 doza kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– 70 doza të dyshuar lëndë narkotike, e llojit kokainë
– Një automjet tip "BMW", me targa AA181LP
– Katër telefona celularë
– Dy karta Sim
– Një shumë monetare prej 520 euro dhe 257.200 lekë të rinj
– Një peshore elektronike

mësohet se arrestimi i tyre u bë në kushtet e flagrancës, pasi iu gjet me vete 42.2 gramë kokainë dhe 520 euro.

Mësohet se ata shisnin kokainë në zonën e ish-bllokut dhe në Tiranë të Re.