Mbi 110 policë kanë goditur këtë mëngjes një organizatë që trafikonte kokainë nga Holanda në Itali përmes Zvicrës.
Mediat italiane raportojnë se janë ekzekutuar nëntë arrestime, të bëra mes provincave të Firences, Lukas, Pratos dhe Napolit.
Sipas raportimeve paraprake, thuhet se në krye të organizatës që drejtonte tregtinë e drogës, është një familje shqiptare që jeton prej kohësh në krahinën e Firences.
Në vijim priten detaje të tjera rreth operacionit dhe identitetit të të arrestuarve.
S.L.





