Policia italiane ka arrestuar 17 shtetas shqiptarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe armëmbajtje.
Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Shqiponja e Zezë”, zhvilluar së fundmi në Romë.
Mediet italiane raportojnë se policia shkatërroi një burim të rëndësishëm furnizimi me kokainë e cila vinte nga Holanda.
Banda shqiptare, dyshohet se shpërndante lëndën narkotike në sheshet kryesore të Romës. Kokaina mbërrinte nga Hollanda dhe shitej në Romë: bazat e forta të tregëtimit ishin në San Basilio dhe Tor Bella Monaca.
Në këtë operacion janë sekuestruar rreth 200 kilogramë kokainë dhe armë.





