Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane si i dyshuar për një sërë veprash penale.

Fillimisht policia kishte ndaluar dy 16-vjeçarë gjermanë dhe një 17-vjeçar kroat në Tangstedter Landstrasse, të cilëve u ishin sekuestruar sasi e madhe marijuane, set peshoresh precize dhe një thikë.

Policia kreu më pas kontrolle në banesat e prindërve të tyre në Langenhorn, Winterhude dhe Barmbek-Süd.

Në banesën e njerkut shqiptar të 17-veçarit kroat në Adolph-Schönfelder-Strasse, policia gjeti dhe sekuestroi 700 gram kokainë, rreth 50 mijë euro cash, 1 armë zjarri dhe 50 copë municione në dhomën e gjumit.

Për këtë arsye u arrestua 31-vjeçari shqiptar ndërsa tre adoleshentët u lanë të lirë.