FOTO ILUSTRUESE
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.
Dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe për pasoje kanë mbetur të lënduar 4 persona.
Të lënduarit janë transportuar për në spitalin rajonal të Lezhës, por nuk dihet ende gjendja dhe identiteti i tyre.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.





