Dikur kanë qenë miq të afërt, por sot janë kundërshtarë politikë.

Koço Kokëdhima dhe Edi Rama prej kohësh janë distantancuar nga njëri-tjetri dhe akuzat e kryetarit të Zgjidhjes nuk kanë munguar.

Kësaj here Kokëdhima ka lëshuar një deklaratë mjaft surprizuese në emisionin “360 gradë” në “Oranews”, duke thënë se Edi Rama nuk është një politikan i fortë, madje sipas tij ai është “kokrra e frikacakut”.

“Rama është kokrra e frikacakut. Po të ishte i fortë do të çlironte zgjedhjet, do të punonte për demokratizimin e vendit. Po të ishte i fortë do të hiqte dorë ai zotëria nga e gjithë kjo përpjekje e tij për t’i mbajtur peng zgjedhjet”, tha Kokëdhima.