7shtator 2015 – Deputeti socialist Koço Kokëdhima gjatë fjalë së së sotme në Kuvend ka folur sërish për çështjen e legalizmit të kanabisit. Fjala e tij ka qenë në replikë të akuzave që ish-kryeministri Berisha ka bërë për kultivimin e kanabisit. Kokëdhima tha se nuk duhet të kemi komplekse nga debati për legazimin e kanabisit dhe se ai nuk ka ftuar kurrë askënd për të sfiduar ligjin.

“Unë kam predikuar kanabisin terapeutik. Meqenëse je dhe doktor ti, që mos qofsh! Dhe e kam bërë këtë gjë, jo se e kam shpikur unë. Të kam informuar se, sot, kanabisi farmaceutik është një alternativë e pazëvendësueshme për mjaft njerëz që vuajnë nga shumë sëmundje, të cilat nuk kanë mjekime të tjera alternative. Për çfarë arsye, o zotëri, do t’i ikë Shqipëria këtij debati dhe këtij zhvillimi, në të cilët është përfshirë e gjithë bota e zhvilluar. Nuk ka shtet demokratik sot në Evropë dhe në Amerikë, që nuk e ka legal kanabisin farmaceutik. Nuk ka, zotëri. Ti kujton se populli shqiptar është i painformuar, por kjo s’është e vërtetë. Unë kam kërkuar, zotëri, që kanabisi industrial të zhvillohet, sepse është shumë i rëndësishëm për ekonominë botërore. 50 mijë artikuj të dobishëm për njeriun prodhohen nga kanabisi”- tha Kokëdhima. /Lapsi.al/