Kjo foto dje bëri xhiron e radhës në media online e rrjete sociale, e cila tregon një gjest të pahijshëm e fyes të ligjvënësit Koço Kokëdhima.
Ai i ka ngritur gishtin e mesit pikërisht në mes të Kuvendit, ish-kryeministrit Sali Berisha.
Por ajo që të bën përshtypje, është reagimi i deputetes që ka ngjitur, socialistes Blerina Gjylameti. Edhe deputetja mesa duket e miraton këtë veprim të kolegut të saj, duke u shkrirë së qeshuri.





