Kryetari i Partisë Zgjidhja e vlerëson iniciativën e Presidentit Meta, si një mundësi që palët të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për krizën politike.

Pas takimit me kreun e shtetit, Kokëdhima tha se duhet ti hapet rrugë dialogut.

"Unë dua të konfirmoj që nuk është thelbësore thjesht një datë e re zgjedhjesh. Thelbësore është të shkojmë në zgjedhje të besueshme, zgjedhje me standarde, demokratike. Nga ky moment duhet që të gjitha palët të reflektojnë dhe t'i hapet rruga një marrëveshje të madhe me qëllim që të demokratizohet Shqipëria, zgjedhjet, qeverisja, partitë dhe ti kthehet sovraniteti popullit. Ti jepen fund burimeve dhe shkaqeve reale të kësaj krize dhe shumë krizave të tjera".