Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Koço Kokëdhima ka thënë se një dekadë pas vrasjes shtetërore përballë kryeministrisë, drejtësia nuk është vënë në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokëdhima shkruan se denoncuesit që përdorën popullin si mish për top për të ardhur në pushtet, prej 8 vitesh, bënë pazar me gjakun e të rënëve, e përdorën tragjedinë për ritualin e “lotëve të krokodilit” dhe për luftë politike.
“Një dekadë pas vrasjeve shtetërore përballë kryeministrisë, drejtësia nuk është vënë në vend. Urdhëruesit e masakrës së 21 janarit 2011, me 4 të vdekur, dhjetra të plagosur e të dhunuar barbarisht nga forcat e sigurisë, aspirojnë rotacionin politik pas zgjedhjeve të 25 prillit. Denoncuesit që përdorën popullin si mish për top për të ardhur në pushtet, prej 8 vitesh, bënë pazar me gjakun e të rënëve, e përdorën tragjedinë për ritualin e “lotëve të krokodilit” dhe për luftë politike. Vetëm një pushtet gjyqësor i pavarur prej tyre do të rivendosë drejtësinë, do të qetësojë shpirtrat e viktimave dhe do të fashitë sadopak dhimbjen e familjarëve”,- shkruan Kokëdhima.





