- Për fëmijët e shkollave 9-vjeçare të qytetit të Durrësit, dita e djeshme shënoi aktivitetin e radhës. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Projektit "Video më e Mirë "me temë: "Shqipëria në lojrat olimpike".
DURRËS, 16 dhjetor 2014 – Projekti i realizuar në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës kishte si qëllim nxitjen e nxënësve ne mbledhjen e informacionit dhe prezantimin sa me interesant në formën e një videoje mbi Lëvizjen Olimpike në Shqipëri. Konkursi u zhvillua në dy faza. Në fazën e parë u mblodhën materialet dhe punimet më të mira nga 12 shkolla 9-vjeçare të qytetit. Ndërsa në fazën e dytë, juria e ngritur nga komisioni i kulturës, pranë KOKSH-së bëri përzgjedhjen e tri videove më të mira nga vendi I -III.
Në sallën e aktiviteteve të QKF Durrës, në një ambjent festiv, me prezenecën e nxënësve të shkollave pjesëmarrëse në konkurs, në prezencën e disa anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH-së, nën juria e konkursit shpalli çmimet për tri videot më të mira.
Duke vlerësuar punën e impenjative të të gjithë pjesëmarrësve, angazhimin e tyre në mbledhjen e informacionit mbi Lëvizjen Olimpike dhe prezantimin interesant, me karakteristikat individuale për kontributin e sportistëve shqiptarë në Lojrat Olimpke, juria vendosi që secili punim, të vlerësohej me certifikatë pjesëmarrjeje dinjitoze në këtë konkurs.Më pas, juria shpalli sipas renditjes dhe tri videot fituese të konkursit:
Vendi I – Shkolla "Hasan Koci",
Vendi II – Shkolla "Shaqe Mazreku"
Vendi III – Shkolla "Eftali Koci"
Secili nga çmimet u shoqërua me certifikatë, medalje dhe me një kontribut financiar për shkollën, përmes një çeku që duhet të konsumohet duke blerë mjete sportive. Ndërsa videoja që fitoi çmimin e parë do të publikohet në linkun youtube të KOKSH-së.
Gjithashtu, në përfundim të aktivitetit, KOKSH-ja shprehu konsideratë për bashkëpunimin që nisi rrugëtimin në vitin 2010 me Qendrën Kulturore të Fëmijëve, vlerësoi punën e kryer gjatë viteve të fundit nga Sektorit i Sportit duke i dorëzuar kështu QKF Durrës, një certifikatë mirënjohjeje me motivacionin: “Për bashkëpunimin e shkëlqyer në realizimin e aktiviteteve Olimpike në bashkëpunim me KOKSH dhe zhvillimin e Edukimit Olimpik në qytetin e Durrësit”.
I gjithë aktiviteti u shoqërua me numra të përzgjedhur artistikë dhe u përmbyll në një atmosferë festive, veçanërisht nga shkolla fituese "Hajdar Dushi ", e cila meritoi dhe kupën e këtij konkursi.
/g.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/







