Lojtari i Partizanit, Saliu Sembene, pësoi sot një kolaps në minutën e 85-të të ndeshjes, ndërsa të kuqtë po luanin përballë Elbasanit ndeshjen e vlefshme për Superioren.

Mësohet se Sembene është aktualisht stabël pas panikut të shkaktuar në “Arena e Demave”.

Mbrojtësi i Partizanit pati vetëm një kolaps të momentit dhe nuk ka pasur asnjëherë tjetër probleme.

Takimi ndërkohë qëndroi i ndërprerë për pesë minuta nga gjyqtari Eldorjan Hamiti.

Partizani pësoi gol pasi ndeshja rifilloi dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 2-2.