Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, ka informuar se do të ndryshohet procedura për rezervimin e orarit për kolaudimin e automjetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhe shkruan se orari mund të rezervohet direkt online tek seksioni “Makina ime” në e-Albania.
Ai bën me dije se ky sistem do të eliminojë spekulimet dhe sekserët që sipas tij dikur abuzonin me radhën kur ky shërbim kryhej nga koncesionari.
Postimi i plotë i Blendi Gonxhes:
Tjetër PUNË E MIRË!
Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!
Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin me radhën kur shërbimi kryhej nga koncesionari!
Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë , normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”!
Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit