Kolegji i kryetarëve ka dalë kundër vendimit të grupit parlamentar demokrat dhe kërkojnë që të nis procesi për zgjedhjen e kryetarit.

Në përfundim të mbledhjes, ata thonë se procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik 2023. Sipas tyre, PD nuk duhet të humb më shumë kohë, pasi kjo gjë dobëson më shumë partinë dhe i shërben kundërshtarëve politik.

“Partia Demokratike duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme.

Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar. PD ka humbur kohë në pritje, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim nga pala tjetër, as pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit.

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik 2023.

Nëse vazhdojmë të rrimë në pritje, atëherë kjo i shërben vetëm projektit te kundërshtarëve tanë politikë.  Nuk duhet humbur më asnjë ditë kohë për organizimin e PD, zgjedhjen e drejtuesve dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në forcën politike që kërkojnë sot shqiptarët”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.