Trupa e Kolegjit Zgjedhor e gjeti të pabazuar në prova dhe ligj kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në qarkun e Beratit.

PD dhe LSI kishin kërkuar pavlefshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre me pretendimin se ishin manipuluar.

Më herët Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesat e dy partive opozitare edhe në Gjirokastër e Vlorë, teksa pritet që në 9 qershor të shqyrtohet qyteti i Durrësit.