Kolegji Zgjedhor vendos përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë Rrogozhinë.

Më parë Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ-së vendosi me shumicë votash për rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shpalljen të pavlefshme të kutisë së burgut të Rrogozhinës.

Kandidati për Rrogozhinën i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha, e konsideroi vendimin e KAS si të padrejtë dhe të njëanshëm.

Sipas tij, është e paprecedentë që të shpallen të vlefshme votat që kanë pasur shënime. Nga ana tjetër Ivi Kaso paralajmëroi se vendimin e KAS do ta dërgonte në Kolegj Zgjedhor.