Partia “Lëvizja Bashkë” me kryetar Arlind Qorin do të regjistrohet si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Vendimi është marrë sot në seancën e mbajtur në orën 15:00 nga Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës Administrative të Apelit.
Në këtë seancë u vendos rrëzimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjdhjeve për mosregjistrimin e partisë në fjalë në zgjedhje dhe detyrimin e KQZ-së për zbatimin e këtij vendimi.
Pjesë nga njoftimi:
Me vendimin Nr. 4, datë 21.03.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor,
VENDOSI:
- Pranimin e padisë.
- Detyrimin e palës së paditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të regjistrojë partinë politike “Lëvizja Bashkë” si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e organeve për qeverisjen vendore të datës 14 maj 2023.
- Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.
- Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.
- U shpall në Tiranë më datë 21.03.2023.