Pas vendimit të Kolegji Zgjedhor në lidhje me paditë e bëra nga PD dhe LSI përsa i përket shkeljeve të bëra në qarkun e Shkodrës ka reaguar Partia Demokratike nëpërmjet përfaqësuesit të saj politik Marash Logu.

Kolegji Zgjedhor e ka konsideruar këtë padi të bërë nga palët politike si të pa mbështetur në ligj dhe pretendimet e tyre i ka konsideruar të pabazuara në fakte konkrete.

Logu e ka konsideruar këtë si një provë se gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor nuk duan të bëjnë drejtësi për të hetuar shkeljet e bëra gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

“Këta gjyqtarë janë të vendosur për të mos bërë drejtësi për zgjedhjet e 25 Prillit. Ky nuk është një lajm i keq vetëm për PD por edhe për të gjithë shqiptarët që presin drejtësi për shkeljet e bëra gjatë 25 prillit”- tha Logu.