Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sërish ditën e sotme kërkesën e partisë Demokratike lidhur me shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre në qarkun e Fierit.
Pas përfundimit të procesit dhe marrjes së vendimit, përfaqësuesi i PD, Marash Logu tha se ky vendim bëri që të humbisnin mundësinë për të qenë transparentë me qytetarët.
Kjo është kërkesa e disatë rradhazi që PD ka bërë dhe është rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor.
Vendime të tilla duket se po bëhen rutinë teska po përsëriten për secilin qark të vendit.





