Një djalë 21 vjeç që punon në një restorant në Durrës ka mbetur i lënduar pasi u plagos me thikë nga kolegu i tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, është paraqitur në spital, shtetasi K. B., 21 vjeç, i cili dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës në restorant, është dëmtuar me thikë, në dorë, nga kolegu i tij. 21-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





