Itali, 29 mars 2014 – Futbollisti shqiptar Ruis Zenuni, i datëlindjes 1991, ka hedhur në gjygj Erkole De Nicolon, drejtor teknik të klubit “Aquila Calcio”. Futbollisti kërkon plot 90 000 euro. Familja e futbollistit kishte paguar 28 000 euro për ushqim, strehim dhe transfertat, por futbollisti nuk kishte luajtur asnjë ndeshje madje nuk ishte pajisur as me teserën e futbollistit (kartonin e regjistrimit).

De Nikolo mohon të ketë shtënë në xhep para të familjes Zenuni, madje pretendon që Ruisi është lojtar tepër i dobët dhe nuk e meriton të jetë pjesë e ekipit të klubit “Aquila Calcio”.

/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/